E shpejtë, e shijshme dhe e shëndetshme!
Kujdes me sasinë e gjalpit sepse përveç tij, të gjithë përbërësit e recetës janë të ushqyeshëm.
Përbërësit për dy omëleta:
4 vezë
2 speca
1 domate të madhe
1 qepë e kuqe
proshutë
djathë kaçkavall
kripë, piper
pak qumësht
gjalpë
Përgatitja:
Presim specat, qepët dhe domatet; domatet në feta, specat dhe qepët i presim në shirita të hollë.
Rrahim dy vezët veç e veç. I shtojmë pak qumësht secilës dhe kripë me piper.
Në tigan, hedhim së pari pak gjalpë e më pas vezët e rrahura.
Sapo të piqen nga njëra anë, i kthejmë dhe hedhim të gjitha perimet.
I lëmë për pak minuta të gjitha bashkë në tigan dhe e palosim vezën si në fotografi.
Shërbejmë menjëherë!
Ju bëftë mirë. /Telegrafi/
The post Omëletë me perime dhe proshutë appeared first on Telegrafi.