RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sllovenia i kërkon ndihmë BE-së dhe NATO-s pas përmbytjeve

sllovenia-i-kerkon-ndihme-be-se-dhe-nato-s-pas-permbytjeve

Sllovenia i kërkoi Bashkimit Evropian dhe aleancës ushtarake të NATO-s ndihmë teknike për të riparuar dëmet pas përmbytjeve shkatërruese dhe rrëshqitjeve të dheut të tre ditëve të fundit, njoftoi agjencia sllovene e lajmeve STA duke cituar qeverinë.

Të shtunën, kryeministri Robert Golob i kishte përshkruar përmbytjet si ”fatkeqësinë më të madhe natyrore të tre dekadave të fundit” dhe vlerësoi dëmin total në më shumë se 500 milionë euro (549 milionë dollarë).

Rrugët, hekurudhat, urat, sistemet e ujërave të zeza dhe ndërtesat janë dëmtuar.

Përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, Sllovenia kërkoi 30 ekskavatorë të kapaciteteve të ndryshme dhe 30 automjete speciale për rregullimin e rrjedhave ujore si dhe dërgimin e ekipeve inxhinierike për të gjithë këtë pajisje.

Lista e dëshirave për BE-në dhe NATO-n përfshinte gjithashtu 20 ura të parafabrikuara deri në 40 metra secila.

Vendi i kërkoi NATO-s pesë helikopterë të rëndë ushtarakë me një kapacitet ngarkese prej të paktën pesë tonësh për transport, si dhe 200 ushtarë për të kryer detyrat e mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës. /atsh

Related posts

ShBA, së paku 48 të vdekur nga stuhia e acartë

admin

Altun: Reuters, aparat i manipulimit sistematik kundër Turqisë

admin

Asambleja e NATO-s miraton avancimin e statusit të Kosovës

admin6