Një operacion është kryer kundër një rrjeti ndërkombëtar të trafikimit të drogës i cili planifikonte të trafikonte drogë mes Italisë dhe Shqipërisë me një mini-nëndetëse me telekomandë, transmeton Anadolu.
Sipas lajmit të agjencisë italiane ANSA, operacioni kundër rrjetit ndërkombëtar për trafikimin e drogës u krye në kuadrin e hetimit të zhvilluar nga njësia e luftës kundër mafias të krye-prokurorisë së Torinos dhe nën bashkëpunimin e xhandarmërisë italiane (Carabinieri), policisë së Shqipërisë dhe Organizatës Ndërkombëtare të Policisë Kriminale (Interpol).
Në operacionet e kryera këtë mëngjes në pika të ndryshme në Itali dhe Shqipëri u sekuestruan mbi 204 kg lëndë narkotike, përfshirë kokainë, kanabis dhe mariuanë.
Në punimet e kryera nga autoritetet gjyqësore italiane u konstatua se rrjeti ka projektuar dhe testuar një mini-nëndetëse me telekomandë për transportin e drogës mes Italisë dhe Shqipërisë.
Rrjeti në fjalë do të drejtohej nga dy vëllezër me origjinë shqiptare dhe do të kishte për qëllim furnizimin e trafikantëve italianë të drogës.
Ndërkohë, karabinieria italiane ka ndarë edhe pamjet nga operacioni dhe zona ku trafikantët kanë testuar nëndetësen.