RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Operacioni anti bixhoz/ Prokuroria Speciale del me detajet e fundit

operacioni-anti-bixhoz/-prokuroria-speciale-del-me-detajet-e-fundit

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, në kuadër të Policisë së Kosovës, ka zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti Special, për arrestimin e dhjetë (10) personave të dyshuar dhe kontrollin e disa lokacioneve, për shkak të dyshimit se personat e dyshuar kanë qenë të përfshirë në veprat penale ‘’Krim i organizuar’ dhe ‘Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Prokuroria Speciale njofton se pas hetimeve disa mujore operacioni është realizuar në rajonin e Prishtinës dhe të Pejës, ku personat e dyshuar në bashkëveprim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kryer veprat penale të lartcekura për një periudhë të gjatë kohore.

Gjatë operacionit janë kontrolluar dymbëdhjetë (12) lokacione si dhe janë ndaluar dhjetë (10) persona me aktvendim mbi ndalimin si dhe janë intervistuar edhe pesëmbëdhjetë (15) persona të tjerë në cilësinë e të dyshuarve të cilët lirohen në procedurë të rregullt, të njëjtit janë hasur duke mundësuar zhvillimin e lojërave të bixhozit online.

Gjatë kontrollit edhe gjashtë (6) të dyshuar tjerë nuk janë hasur në lokacionet e tyre, andaj të njëjtit mbeten në kërkim policor.

Prokuroria Speciale njofton se në cilësi të provave materiale janë sekuestruar:

Para të gatshme – 4,423.00 euro

Aparatet e lojërave të fatit – 2 copë

Telefona mobilë – 25 copë

Llap top – 2 copë

DVR – 2 copë si dhe

Materiale/dokumente relevante për rastin.

Me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Speciale dhjetë (10) personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Related posts

Zgjedhjet për në Parlamentin Europian, Emma Bonino: Ja pse mbështes kandidaturën e shqiptarit Muharrem Salihut për eurodeputet

admin

Turqia hedh poshtë deklaratën e KS-OKB-së për punimet në rrugë në Qipron Veriore

admin

Ndihmës sekretari i OKB-së: Përkrahim dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja, të ndërtohet besim reciprok

admin