RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Orav përshëndet dorëzimin e pushtetit pa probleme në veri

orav-pershendet-dorezimin-e-pushtetit-pa-probleme-ne-veri

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka përshëndetur dorëzimin e qetë dhe ligjor të pushtetit në katër komunat veriore të Mitrovicës.

Përmes një postimi në platformën “X”, Orav ka njoftuar se të hënën ka zhvilluar një takim me katër kryetarët e rinj të komunave veriore në Zveçan.

Ai tha se gjatë takimit ka ritheksuar nevojën për një angazhim konstruktiv midis autoriteteve qendrore dhe lokale, si dhe mbështetjen e Bashkimit Evropian për garantimin e të drejtave të komuniteteve joshumicë, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Takova sot 4 kryetarët e rinj veriorë në Zveçan, ku përshëndeta dorëzimin e qetë të pushtetit lokal në përputhje me ligjin e Kosovës. Ritheksova nevojën për angazhim konstruktiv midis autoriteteve qendrore dhe lokale, si dhe mbështetjen e 🇪🇺 për realizimin e të drejtave të komuniteteve joshumicë sipas Kushtetutës së 🇽🇰”, ka shkruar Orav.

Related posts

Trump thotë se ka pasur një “bisedë të shkëlqyer” me presidentin sirian

Irfan Jahiu

Ushtria izraelite shënjestron kryeqytetin iranian, ndërsa dëgjohen shpërthime të reja

Irfan Jahiu

Gjermani – Përshkallëzohen protestat në transportin publik në mbarë vendin

admin