RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Orban: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO do të kishte shkaktuar luftë të re botërore

orban:-anetaresimi-i-ukraines-ne-nato-do-te-kishte-shkaktuar-lufte-te-re-boterore

Kryeministri hungarez Viktor Orban tha sot se anëtarësimi i Ukrainës në NATO do të kishte shkaktuar një luftë të re botërore, transmeton Anadolu.

“Nëse Ukraina do të ishte pranuar në NATO, kjo do të nënkuptonte një luftë të menjëhershme botërore”, tha Orban në një intervistë radiofonike.

Ai shtoi se plani për të pranuar Ukrainën në aleancën ushtarake duhej të parandalohej dhe të “pastrohej” në samitin e NATO-s.

Sipas Orbanit, Perëndimi dëshiron që lufta ruso-ukrainase të vazhdojë për një kohë të gjatë.

“Prandaj qeveria hungareze duhet të jetë e përgatitur për faktin se lufta dhe sanksionet nuk do të zhduken së shpejti”, shtoi ai.

Orban kritikoi gjithashtu stilin e komunikimit “të pazakontë” të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

“Nëse jeni në telashe dhe kërkoni ndihmë, silluni siç duhet”, tha Orban.

Ai shtoi se sekretari britanik i mbrojtjes Ben Wallace madje kritikoi presidentin ukrainas Zelenskyy pas samitit të NATO-s për “mungesë të mirënjohjes”.

Related posts

Gaza, 4 palestinezë të vdekur nga një shpërthim pranë gardhit kufitar me Izraelin

rezart morina

Nga ndryshimi i gjinisë, tek aborti dhe dënimi me vdekje, Vatikani: Kërcënojnë dinjitetin unik të një personi

admin

Lajçak: Presim që zgjedhjet lokale në veri të shpallen pa vonesa

rezart morina