RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Siria lejon rifillimin e dërgesave të ndihmave të OKB-së nga kufiri me Turqinë

siria-lejon-rifillimin-e-dergesave-te-ndihmave-te-okb-se-nga-kufiri-me-turqine

Pas një bllokade ruse në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Siria do të lejojë OKB-në të vazhdojë dërgimin e ndihmave humanitare nga Turqia në zonat e kontrolluara nga rebelët e vendit, ndërkohë që vendi është përfshirë në një luftë civile prej më shumë se një dekade.

Ambasadori sirian në OKB, Bassam al-Sabbagh i shkroi organit më të fuqishëm të Kombeve të Bashkuara, ku i thotë se ”qeveria siriane ka vendosur t’i japë leje Kombeve të Bashkuara dhe agjencive të saj për të përdorur pikën kufitare Bab al-Hawa”.

Ditët e fundit, miliona personave në Sirinë Veriperëndimore u janë ndërprerë furnizimet, pasi Rusia vuri veton ndaj një zgjatjeje nëntëmujore të mekanizmit në Këshillin e Sigurimit.

Një kundërpropozim nga Moska, i cili do të kishte parashikuar një zgjatje gjashtëmujore, gjithashtu dështoi.

Rusia është një nga aleatët më të ngushtë të qeverisë siriane. /atsh

Related posts

Dita Botërore e Eliminimit të Diskriminimit Racor: Bota të luftojë racizmin

Muhamet Ramadani

Türkiye, pas 28 orësh nën rrënoja shpëtohet një nënë me 3 fëmijë

Muhamet Ramadani

Prokurori izraelit do të marrë në pyetje Netanyahun në hetimin për rrjedhjen e sekreteve sekrete

Hevzi