RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Orban i kërkon Vuçiçit lirimin e tre policëve të Kosovës

orban-i-kerkon-vucicit-lirimin-e-tre-policeve-te-kosoves

Kryeministri hungarez Viktor Orban u kërkoi sot autoriteteve serbe që të lirojnë tre policë të Kosovës, të arrestuar javën e kaluar në një zonë kufitare mes dy vendeve, sipas Reuters.

Orban tha gjithashtu se ai e konsideronte të papranueshme që komuniteti ndërkombëtar i pranoi zgjedhjet lokale të prillit në Kosovë, të cilat tërhoqën më pak se 4% pjesëmarrje, si legjitime.

Tre policët e Kosovës ndodhen në paraburgim që nga momenti i arrestimit.

Si Beogradi ashtu edhe Prishtina dhanë lokacione të ndryshme për arrestimin e tyre, duke akuzuar njëri-tjetrin për kalim të paligjshëm të kufirit.

Arrestimet ishin të fundit në një seri zhvillimesh që kanë ngritur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, duke shkaktuar frikën e dhunës së përtërirë mes ish-armiqve të kohës së luftës.

Pas një sesioni të përbashkët të dy qeverive në qytetin e Suboticës, në Serbinë Veriore, Orban tha se lirimi i tre policëve “me siguri do ta ndihmonte Serbinë”.

Në konferencën e përbashkët për Orban i kërkoi Vuçiçit që ta ”shqyrtojë kërkesën e tij”. /atsh

Related posts

Zvicra thotë se sulmet SHBA–Izrael ndaj Iranit shkelin të drejtën ndërkombëtare

RTI

RD e Kongos dhe Ruanda nënshkruajnë marrëveshje “historike” të paqes të ndërmjetësuar nga SHBA-ja

admin

AUV ndalon importin e kafshëve të gjalla dhe produkteve të tyre nga rajoni Maramures i Rumanisë

RTI