RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Orban: Ratifikimi i anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO, vitin e ardhshëm

orban:-ratifikimi-i-anetaresimit-te-finlandes-dhe-suedise-ne-nato,-vitin-e-ardhshem

Kryeministri hungarez Viktor Orban tha të enjten se Parlamenti i Hungarisë do të ratifikojë anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, në fillim të vitit të ardhshëm.

Në një konferencë për media, pas një takimi të Grupit të Vishegradit në Sllovaki, Orban tha se qeveria e tij tashmë kishte vendosur që Hungaria do të mbështeste pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO dhe se Parlamenti hungarez do ta vendosë këtë pikë në agjendën e sesionit të parë, në vitin e ardhshëm.

“Hungaria me siguri do t’i japë mbështetjen e saj pranimit të tyre. Pasi Qeveria e ka bërë edhe parlamenti do ta bëjë këtë”, tha Orban.

Parlamenti i Hungarisë, në kushte normale, mblidhet rreth mesit të shkurtit të vitit të ardhshëm.

Hungaria dhe Turqia janë të vetmet anëtare të aleancës që nuk e kanë miratuar ende pranimin.

Qeveria hungareze paraqiti legjislacionin përkatës në korrikun e sivjetmë, por Parlamenti, në të cilin partia në pushtet, Fidesz e Orbanit, ka dy të tretat e shumicës, nuk i ka paraqitur ende dy projektligjet për debat dhe miratim.

Finlanda dhe Suedia kanë kërkuar që t’i bashkohen aleancës ushtarake të NATO-s në maj, në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës. /rel

Related posts

Me referencë talmudike: a e di Rama se të hënën do jetë në rolin e një gomari në Izrael?!

Muhamet Ramadani

Senatorja amerikane do të vizitojë kryeqytetin Nuuk për bisedime dypalëshe mbi Grenlandën

Muhamet Ramadani

Aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh dhe shantazh, dyshohet se shantazhoi një person për mbi 13 mijë euro

admin