RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin: Kemi hyrë zyrtarisht në epokën e migrimit klimatik

organizata-nderkombetare-per-migracionin:-kemi-hyre-zyrtarisht-ne-epoken-e-migrimit-klimatik

Amy Pope, e cila është zgjedhur si Drejtoreshë e Përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) të Kombeve të Bashkuara (OKB), tha se “kemi hyrë zyrtarisht në epokën e migrimit klimatik”, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim, përpara Samitit të Klimës në Afrikë i cili do të mbahet në kryeqytetin e Kenias, Nairobi më 4-6 shtator, Pope bëri thirrje për hapa konkretë për të trajtuar vështirësitë lidhur me ndryshimin klimatik dhe lëvizjen e njerëzve.

“Samiti është ‘takimi më i madh’ i liderëve të vendeve afrikane, ministrave, përfaqësuesve të institucioneve të OKB-së, partnerëve humanitarë dhe zhvillimit, sektorit privat dhe rinisë në historinë e kontinentit”, theksoi Pope e cila shtoi se samiti do të jetë një mundësi e pashembullt për të trajtuar efektet në rritje të ndryshimit klimatik mbi lëvizjen njerëzore në Afrikë.

“Vendet e Afrikës, teksa ndodhen në mesin e vendeve më të pambrojtura kundër efekteve të ndryshimit klimatik, ajo përjeton efekte të tmerrshme të krizës së klimës të tilla si thatësirë, përmbytje, temperatura të larta ekstreme dhe ngritja e nivelit të detit. Në vitin 2022 është regjistruar se mbi 7.5 milionë njerëz në Afrikë janë zhvendosur për shkak të fatkeqësive natyrore”, tha Pope.

– Nëse nuk veprohet deri në fund të vitit në Afrikë mund të ketë 105 milionë emigrantë të klimës

“Kemi hyrë zyrtarisht në epokën e migrimit klimatik”, potencoi Pope e cila shtoi se ka nevojë për zgjidhje urgjente që të trajtojë lidhjen me ndryshimit klimatik dhe lëvizshmërisë njerëzore në shkallë kontinentale.

Banka Evropiane ka raportuar se 105 milionë njerëz mund të bëhen emigrantë në Afrikë për shkak të ndryshimit të klimës nëse nuk kalohet në veprime efektive dhe të vazhdueshme deri në fund të vitit 2023 në Afrikë, rikujtoi Pope e cila shtoi se IOM mund të sigurojë kontribut në luftën e vazhdueshme me efektet e ndryshimit klimatik mbi Afrikën.

Në një deklaratë në muajin maj nga IOM, u njoftua se në Sesionin e 6-të special të Këshillit të IOM-it që u zhvillua në Gjenevë të Zvicrës, vendet anëtare të IOM-it zgjodhën Pope si drejtoren e ardhshme të përgjithshme.

Pope, që nga 1 tetori do të marrë në dorëzim nga Antonio Vitorino mandatin 5 vjeçar për detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm.

Related posts

Veprat për të cilat dyshohet “Llune”, i arrestuari në veri

admin

Pakistanezët e rajoneve të përmbytura, mbesin pa kulm mbi kokë

admin

Gjermania bën thirrje për zbatimin e armëpushimit të arritur mes Izraelit dhe grupeve palestineze

rezart morina