RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Emigrantët nga Eritrea protestojnë në Izrael, policia përdori municion të vërtetë

emigrantet-nga-eritrea-protestojne-ne-izrael,-policia-perdori-municion-te-vertete

Të paktën 27 policë dhe dhjetëra demonstrues u plagosën gjatë trazirave që shpërthyen në protestat e emigrantëve nga Eritrea në Tel Aviv ku policia izraelite përdori municion të vërtetë gjatë ndërhyrjes, raporton Anadolu.

Qindra azilkërkues nga Eritrea që jetojnë në Izrael dolën në rrugë për të protestuar kundër ngjarjes së organizuar nga Ambasada e Eritreas.

Demonstruesit, të cilët thyen barrierën e policisë, u përleshën me policinë izraelite, e cila i pengoi demonstruesit të arrinin në ambasadën e Eritresë.

Policia ndërhyri duke përdorur gaz lotsjellës, topa uji dhe municion të vërtetë.

Në një deklaratë me shkrim nga policia izraelite thuhet se protestuesit kanë dëmtuar dyqanet dhe automjetet e policisë aty pranë.

Të paktën dy demonstrues nga Eritrea u arrestuan.

Sipas burimeve spitalore, mediat izraelite raportuan se gjatë ndërhyrjes së policisë janë plagosur 52 azilkërkues, gjashtë prej tyre në gjendje të rëndë.

Related posts

Osmani dhe Kurti sot bëjnë homazhe në Prekaz

admin

Aliu njofton se 13 zona të reja të trashegimisë natyrorë u janë shtuar zonave të mbrojtura të Kosovës

admin

Shtrenjtohet nafta për 3 cent dhe benzina për 1 cent, çmimi i gazit mbetet i njëjtë

admin