RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani: 17 shkurti është e arritura jonë më e madhe

osmani:-17-shkurti-eshte-e-arritura-jone-me-e-madhe

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se prezenca ushtarake e policore e Serbisë në Kosovë ka përfunduar që nga viti 1999, ndërsa ka kërkuar që të ruhet partneriteti me bashkësinë ndërkombëtare.

Në Seancën Solemne për nderë të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, presidentja Osmani, tha se gjaku i dëshmorëve e martirëve është bazament i lirisë.

“17 shkurti është arritura jonë më e madhe historike. Republike jonë po konsolidohet çdo ditë. Liria jonë nënkupton për ne vetë karakterin e ekzistencës sonë. Sot përulemi para brezave që iu dedikuan lirisë. Kujtojmë mbi të gjitha dëshmorët dhe martirët e lirisë gjaku i të cilëve është bazamenti i lirisë. Në zemër të rrugëtimit tone qëndron edhe forca e aleancave tona. Ju ishit me ne në çdo kohë. Ju kemi pranë pa as një dyshim në mbrojtje të sovraniteti e demokracisë. Aleanca me SHBA qëndron si shtylla më e rëndësishme. Siguria dhe paqja e qëndrueshme nuk vjen vetëm por si rezultat i bashkëpunimit. Prandaj ta ruajmë më zell frymën e bashkëpunimit”, tha Osmani.

“Lë të jetë e qartë se prezenca ushtarake e policore e Serbisë në Kosovë ka përfunduar një herë e përgjithmonë në vitin 1999. Heroi Afrim Bunjaku dha jetën e vete për t’i dhënë jehonë thënies se ‘Kosovë ne të dalim Zot’”, tha presidentja Osmani.

Related posts

Shefi i OBSH-së: Mbi 18.500 persona ende kanë nevojë për evakuim urgjent mjekësor nga Gaza

RTI

Arrestohet në Kosovë shtetasi turk i kërkuar nga INTERPOL-i për shfrytëzim të miturve

admin

Gjyqi ndaj ish-presidentit Trump në Uashington do të fillojë në mars 2024

Muhamet Ramadani