RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Osmani: Autoritetet e Kosovës të bashkëpunojnë me bashkësinë ndërkombëtare

osmani:-autoritetet-e-kosoves-te-bashkepunojne-me-bashkesine-nderkombetare

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Bujar Osmani, duke komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë, ka bërë thirrje që autoritetet e Kosovës të bashkëpunojnë me bashkësinë ndërkombëtare.

“Nga kjo pozitë ftoj autoritetet e Kosovës që të jenë në bashkëpunim të ngushtë me miqtë tanë euroatlantik, pasi kjo është e ardhmja e vetme e rajonit”, theksoi Osmani.

Ai foli edhe për draft projektin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Draftin e kam parë dhe e përshëndes z. Rama për këtë iniciativë dhe ideja e z. Rama është për të krijuar ide të reja për të dalur nga situata. Z. Rama nuk imponon zgjidhje por tenton të gjejë shteg për të dalur nga situata. Autoritetet e Kosovës do të vendosin se cila do të jetë më e mirë për ta”, deklaroi Osmani.

Related posts

Protestat kundër Netanyahut kërkojnë zgjedhje, marrëveshje për robërit

Muhamet Ramadani

Kolumbia pezullon armëpushimin me rebelët komunistë ELN tre ditë pas njoftimit

admin

Osmani uron Berset për zgjedhjen Sekretar i Përgjithshëm i KiE

admin