RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani: BE-ja të ndërmarrë hapa konkretë për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor

osmani:-be-ja-te-ndermarre-hapa-konkrete-per-anetaresimin-e-ballkanit-perendimor

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se synim i përbashkët i vendeve të Ballkanit Perëndimor është që të kenë proces të përshpejtuar të integrimit në Bashkimin Evropian, të bazuar në meritokraci.

Në një deklarim për media pas takimit në kuadër të Procesit të Brdo-Brione, Osmani ka thënë se ka ardhur koha që edhe BE-ja të ndërmarrë hapa konkret sa i përket anëtarësimit të vendeve të rajonit.

“Ka ardhur koha që të shohim hapa konkretë edhe nga ana e BE-ja sa i përket procesit të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në këtë takim diskutuam për hapa konkret se si mund ta ndihmojmë njëri tjetrin”, ka theksuar Osmani, duke shtuar se takimi i së hënës në Shkup, ka qenë më konstruktivi që është mbajtur në kuadër të këtij Procesi.

Ajo ka thënë se “nuk ka pas mosdakordim për ato që janë propozuar” dhe se integrimi evropian ishte kryefjala e gjithë takimit.

Osmani: Milanoviqit i kërkova që Kroacia të ndërmarrë hapa për largimin e masave ndaj Kosovës

Sa i përket shtensionimit në veri të Kosovës, Osmani ka thënë se nuk është temë që varet nga shumica e presidentëve që ishin në këtë takim.

“Sa i përket shteteve të BE-së që në këtë rast ishin vetëm Sllovenia e Kroacia, ato e kanë thënë qëndrimin e tyre brenda 27-shes”, ka theksuar Osmani.

Ajo ka thënë se për këtë temë ka diskutuar me presidentin e Kroacisë Zoran Milanoviq.

“Me presidentin e Kroacisë diskutuam në detaje për këtë temë dhe mbi të gjitha që BE-ja t’i largojë masat dhe e ne presim që shtetet që na kanë përkrahur aq fort si Kroacia të ndërmarrin hapa për largimin e këtyre masave”, është shprehur Osmani, duke shtuar se çështjet bilaterale që Kosova i ka me Serbinë diskutohen në forume të tjera.

“Natyrisht që unë kam adresuar si çështje ballafaqimin me të kaluarën që nuk mund të tejkalohet. Por në përgjegjësi nuk ka pasur ndonjë diskutim rreth çështjes së veriut. Është vështirë që cilido proces të ndihmojë përafrimin mes dy shteteve në qoftë se nuk ekziston vullneti nga shtetet. Ne nuk duhet t’i humbin shpresat, Republika e Kosovës do të jetë shtet i pavarur përjetë, sa më parë që këtë ta pranojë Serbia më mirë për të ardhmen evropiane e atij shteti”, ka theksuar Osmani

Ajo ka folur edhe për takimin që e ka zhvilluar me presidentin e Maqedonisë së Veriut Stevo Pandarovski.

“Sa i përket çështjes së komunitetit shqiptar unë vazhdimisht e kam përmendur rolin e tyre pozitiv në Maqedoninë e Veriut … Sa i përket procesit të ndryshime kushtetuese është proces i brendshëm në të cilin unë nuk dua as të ndërhyjë e as të shprehë qëndrime”, ka theksuar Osmani.

Related posts

Zelensky apel Britanisë: Na lejoni t’i përdorim raketat me rreze të gjatë veprimi brenda Rusisë që të rrëzojmë nga pushteti Putinin

admin

Osmani: Qendra e Ekselencës, kulminacion i punës së grave në Kosovë

RTI

Turqi, 198 orë pas tërmetit shpëtohen nga rrënojat dy vëllezër

admin