RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani: Drejtësia për masakrën e Dubravës do të jetë triumf i së vërtetës

osmani:-drejtesia-per-masakren-e-dubraves-do-te-jete-triumf-i-se-vertetes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 24-vjetorin e masakrës së Dubravës, ku forcat serbe vranë 160 të burgosur dhe plagosi 300 tjerë.

Osmani ka theksuar se të burgosurit po mbaheshin padrejtësisht si pengje lufte.

“Afër një muaj përpara se Kosova të bëhej e lirë, makineria e pushtetit gjenocidal të Serbisë, manifestoi egërsinë ndaj të burgosurve shqiptarë në Burgun e Dubravës, me ç`rast në periudhën 19-24 maj 1999, vrau brenda burgut 160 të burgosur shqiptarë dhe plagosi 300 të tjerë.

Ata po mbaheshin në burg padrejtësisht si pengje të luftës, e në kundërshtim me të gjitha rregullat e të drejtës ndërkombëtare. Masakra e Dubravës është një nga krimet me të tmerrshme të regjimit kriminal serb gjatë vitit 1999, prandaj drejtësia për të gjitha viktimat dhe të mbijetuarit do të jetë triumf i së vërtetës”, ka theksuar ajo.

Presidentja ka shtuar tutje se, në këtë përvjetor, kujtojmë sakrificat, vuajtjet dhe mundimet e këtyre të burgosurve që kontribuuan për çështjen kombëtare, të cilët qëndruan stoikisht e nuk u thyen deri në frymën e fundit.

“Kujtim dhe nderim i përhershëm për ta, sikurse edhe angazhim i pareshtur për ndëshkimin e këtij krimi duke sjellë autorët para drejtësisë”.

Related posts

Anulohen qindra fluturime në Gjermani, pilotët futen në grevë

admin

Serbia sfidon marrëveshjen

rezart morina

SHBA-ja: Ar’mëpushimi në Ga’za, rruga më e mirë për t‘i dhënë fund lu’ftës

RTI