RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia arreston 14 persona të kërkuar nga gjykata brenda dy ditëve

policia-arreston-14-persona-te-kerkuar-nga-gjykata-brenda-dy-diteve

Policia e Kosovës ka arrestuar 14 persona të kërkuar nga gjykata brenda dy ditëve.

Këto arrestime janë bërë në kuadër të Urdhrit Operativ “Goditja”.

Ky urdhër ka filluar si shtim i aktiviteteve në ato pjesë ku ka më shumë lokale, kafiteri, bare nate, e më shumë qytetarë që vizitojnë ato.

“Me 8 e 9 gusht 2023, gjatë realizimit të detyrave që rrjedhin nga urdhri në fjalë, në tërë vendin janë regjistruar këto të dhëna: Janë angazhuar 823 patrulla policore (të njësive të ndryshme policore), Janë vendosur e realizuar 871 Pika për Kontrollin e Automjeteve (PKA),Janë realizuar 331 pika kontrolli me radar ose alkootest, Janë kontrolluar 4848 vetura, Janë kontrolluar 102 lokale të ndryshme,Janë konfiskuar 19 armë të ndryshme, Janë arrestuar 14 persona të kërkuar me urdhëresë nga gjykatat dhe aktivitete tjera që lidhen me ofrimin e sigurisë etj”, thuhet në komunikatë.

Related posts

Faktet rreth ceremonisë luksoze të kurorëzimit të Mbretit Charles

Muhamet Ramadani

Kreu i komitetit ushtarak të NATO-s: Do jemi më agresivë ndaj sulmeve kibernetike, akteve të sabotimit dhe shkeljeve të hapësirës ajrore nga Rusia

admin

Kurti: Serbia u zotua t’i japë fund mosmarrëveshjeve me Kosovën, unë nuk do t’i besoja plotësisht

admin