RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani falënderon ambasadorin Walker që u bë zëri i viktimave të Reçakut

osmani-falenderon-ambasadorin-walker-qe-u-be-zeri-i-viktimave-te-recakut

Në 25 vjetorin e Masakrës së Reçakut presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë homazhe te varrezat e martirëve.

Osmani në fjalën e saj ka thënë se këtë përvjetor nderohen të gjithë viktimat që duarthatë u masakruan brutalisht nga regjimi i asaj kohe.

“Sot 25 vite pas luftës dhe 25 vite pas Masakres së Reçakut jemi sërish këtu jo vetëm për të nderuar viktimat e regjimit gjenocidal të Milleshoviqit, por njëkohësisht për të përsëritur thirrjen tonë për drejtësi. Drejtësia është ajo i jep kuptim paqes, i jep kuptim lirisë dhe është e domosdoshme për pajtim. Prandaj edhe sot ne jemi këtu për të nderuar gjithë të rënët, për të nderuar ata të cilët duarthatë u masakruan në mënyrën më brutale, duke kryer krim kundër njerëzimit, pra regjimi i Milleshoviqit”, ka theksuar ajo.

Duke qenë në prezencë të ambasadorit William Walker, presidentja ka shprehur mirënjohje të thellë për kontributin e tij në shpërfaqjen e së vërtetës së Reçakut më 1999 dhe mbrojtën e kësaj të vërtetë sot e 25 vite më tej.

“Njëkohësisht jemi këtu për të falënderuar ambasadorin Walker që u bë zëri i viktimave në një kohë, kur fatkeqësisht ne nuk kishim zë. Në një kohë kur ne kishim nevojë për mbrojtjen e botës demokratike dhe ishte pikërisht Masakra e Reçakut ajo që ndërkombëtarizoi çështjen e Kosovës dhe nëpërmjet zërit të ambasadorit Ëalker u dëgjuan edhe klithmat e mijëra viktimave ane kënd Kosovës. Mirënjohje e thellë në emër të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës jo vetëm për atë që ka bërë në vitin 1999 pra duke ngritur zërin për të vërtetën, por njëkohësisht për punën që ka bërë këto 25 vite duke e mbrojtur këtë të vërtetë në një kohë kur për fat të keq regjimit i Vuçiqit jo vetëm që mohon Masakrën e Reçakut po edhe i arreston e torturon ata që vendosin lule mbi varret e fëmijëve të vrarë gjatë luftës”, ka shtuar ajo.

Sot në Reçak veç krerëve shtetërorë, homazhe po bëjnë edhe shumë qytetarë.

Related posts

Itali, partia në pushtet kërkon ndalimin e përdorimit të anglishtes në komunikimin zyrtar

admin

Princi Harry: Kam vrarë 25 talebanë në Afganistan, i kam konsideruar pengje

admin

Borrell: Regjimet në Afrikë peng i lojës globale të shahut të Putinit

rezart morina