RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Itali, partia në pushtet kërkon ndalimin e përdorimit të anglishtes në komunikimin zyrtar

itali,-partia-ne-pushtet-kerkon-ndalimin-e-perdorimit-te-anglishtes-ne-komunikimin-zyrtar

Qeveria e krahut të djathtë të Italisë ka kërkuar ndalimin e përdorimit të gjuhës angleze në komunikimin zyrtar, transmeton Anadolu.

Sipas të përditshmes italiane “lI Sole 24”, projektligji i paraqitur nga Fabio Rampelli, anëtar i dhomës së ulët të parlamentit italian nga partia në pushtet, Vëllezërit e Italisë, propozon një gjobë deri në 100 mijë euro për shkelje.

Rampelli argumenton se në gjuhën italiane po infiltrohen një numër në rritje i fjalëve angleze.

Legjislacioni i propozuar synon gjithashtu të ndëshkojë përdorimin e çdo gjuhe tjetër të huaj në komunikimin zyrtar.

Sipas të përditshmes, drafti përfshin tetë nene dhe dispozita.

Mes tyre është ngritja e një komisioni parlamentar për mbrojtjen, promovimin dhe zhvillimin e gjuhës italiane, e cila “është nën kërcënimin e Anglomanisë”.

Related posts

Vuçiç: U parandalua një tentim për ta kryer çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

admin

Vuçiq: Nëse Ukraina e njeh Kosovën, do të humbte çdo gjë brenda ditës

admin

Irak, gruaja 60-vjeçare i zgjon njerëzit për syfyr me defin e saj

admin