RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani flet me Emirin e Katarit, i kërkon heqjen e vizave për Kosovën

osmani-flet-me-emirin-e-katarit,-i-kerkon-heqjen-e-vizave-per-kosoven

Presidentja, Vjosa Osmani, ka biseduar me Emirin e Katarit, Tamim Bin Hamad Al Thani.

Osmani ka deklaruar se me Al Thanin folën për mundësinë që Kosovës t’i hiqen vizat drejt Katarit dhe mundësisë për investime të tjera.

“Diskutuam për marrëdhëniet e shkëlqyera Kosovë – Katar, përpjekjet për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, zgjerimin e mundësive për investime dhe marrëveshjen e ardhshme për heqjen e ndërsjellë të vizave”, ka shkruar Osmani në X.

Presidentja Osmani para disa ditësh pati njoftuar që qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, pas negocimit që ajo ka bërë me krerët e shtetit arab. Vizat për qytetarët e Kosovës i ka hequr edhe Izraeli.

Related posts

Ukraina: 49 ukrainas u liruan si rezultat i shkëmbimit të të bu’rgosurve me Rusinë

Muhamet Ramadani

Hill: Nuk besoj e as s’kam dëgjuar që Thaçi të ketë urdhëruar aktivitete të paligjshme

RTI

“Qytetarët që kalojnë tranzit po ndalohen nga ekstremistë të maskuar”/ Kosova merr masa drastike, mbylli dy pika kufitare me Serbinë: Sjellje fashiste!

admin