RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

77 vjet nga Nagasaki, armët bërthamore kërcënim aktual

77-vjet-nga-nagasaki,-armet-berthamore-kercenim-aktual

Në përvjetorin e sulmit të dytë bërthamor nga forcat ushtarake amerikane kundër Japonisë në Luftën e Dytë Botërore, shqetësimet për ripërdorimin e armëve bërthamore po rriten

Në Nagasaki u mbajt një ceremoni për të nderuar viktimat e sulmit bërthamor në Japoni 77 vjet më parë, i cili vrau më shumë se 70 mijë njerëz.

Sulmi i dytë i kryer nga forcat ushtarake amerikane pasoi tre ditë pas sulmit në Hiroshima.

Kryeministri japonez Fumio Kishida bëri homazhe për viktimat në Nagasaki duke udhëhequr një delegacion të përfaqësuesve të lartë të qeverisë japoneze.

“Si kryeministër, me përulësi shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për shpirtrat e atyre njerëzve që u sakrifikuan dhe ngushëllimet e mia të përzemërta atyre që vazhdojnë të vuajnë pasojat”, tha Kishida.

Të pranishmit, duke përfshirë diplomatë, mbajtën një minutë heshtje në orën 11:02 të mëngjesit, në momentin kur bomba atomike shpërtheu mbi qytetin jugor japonez më 9 gusht 1945.

Kryebashkiaku i Nagasaki Tomihisa Taue tha në fjalimin e tij në Parkun e Paqes se armët bërthamore mund të përdoren për aq kohë sa ekzistojnë dhe eliminimi i tyre është e vetmja mënyrë për të shpëtuar të ardhmen e njerëzimit.

Pushtimi rus i Ukrainës dhe kërcënimi për përdorimin e armëve bërthamore erdhi vetëm një muaj pasi Moska dhe katër fuqi të tjera bërthamore u zotuan në një deklaratë se lufta bërthamore nuk duhet të bëhet kurrë, vuri në dukje Taue.

Ai shtoi se pushtimi rus i Ukrainës i tregoi botës se një tjetër sulm bërthamor nuk ishte vetëm një shqetësim, por një “krizë e qartë dhe e menjëhershme”.

Më 6 gusht 1945, Shtetet e Bashkuara hodhën bombën e parë atomike në botë në Hiroshima, e cila shkatërroi qytetin dhe vrau 140,000 njerëz.

Tre ditë më vonë, si sot 77 vite më parë, bomba e dytë u hodh në Nagasaki.

Japonia, një nga fuqitë e Boshtit, u dorëzua më 15 gusht, duke i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore. /trt

Related posts

Rusia paralajmëron se furnizimi me avionët F-16 do të përshkallëzojë luftën në Ukrainë

admin

Kampion, aktor dhe… vrasës. Ndahet nga jeta një prej emrave më të famshëm të sportit botëror të viteve ’80

admin

Izraeli kërkon nga BE-ja të mos ndërhyjë në punën e brendshme të vendit

admin