RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani kërkon që BE-ja të jetë më e zëshme karshi tendencave destabilizuese të Serbisë

osmani-kerkon-qe-be-ja-te-jete-me-e-zeshme-karshi-tendencave-destabilizuese-te-serbise

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.

Presidenca njofton se në këtë takim u diskutuan zhvillimet e fundit në veriun e Kosovës.

“Presidentja Osmani ka ritheksuar se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara ta vazhdojnë koordinimin e plotë me partnerët ndërkombëtarë, ashtu siç janë koordinuar edhe deri më tani”, thuhet në komunikatën për media.

Po ashtu, thuhet se Osmani kërkoi që Bashkimi Evropian të jetë më i zëshëm karshi tendencave destabilizuese të Serbisë në Kosovë e rajon.

“Më tej, në takim me ambasadorin Weidinger, ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar për të kontribuar për paqen dhe stabilitetin në vend dhe rajon”, njoftoi Presidenca.

“Presidentja theksoi se Kosova pret mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë për procesin e liberalizimit të vizave, si dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare”.

Në kontekst të diskutimit me ambasadorin Weidinger, Osmani foli edhe për organizimin e Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, në muajin tetor të këtij viti në Prishtinë.

Related posts

KPK-ja kundërshton vlerën e koeficientit, kërkon që Ligji i pagave të dërgohet në Kushtetuese

admin

Përmbytje në Indi, mbi 100 persona humbin jetën

rezart morina

OKB: Familjet pa’lestineze në Rripin e Ga’zës nuk kanë ku të shkojnë të sigurt

RTI