RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani kujtoi masakrën e Lybeniqit: Obligim mos t’i ndalim përpjekjet për drejtësi

osmani-kujtoi-masakren-e-lybeniqit:-obligim-mos-t’i-ndalim-perpjekjet-per-drejtesi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se është obligim institucional të mos i ndalim përpjekjet për të kërkuar drejtësi për viktimat në Kosovës të shkaktuar nga regjimi i Serbisë.

Në kujtim të 25 – vjetorit të Masakrës së Lybeniqit në Pejë, ku u vranë 79 civilë, Osmani tha se tendenca për shfarosje të popullit shqiptar nuk kurseu as Muhametin 18 muajsh dhe Leonardin, 7 vjeçar, të vrarë ga forcat ushtarake dhe policore serbe.

“25- vjet më parë, regjimi gjenocidal i Serbisë, sikurse në shumë anë të Kosovës, dëshmoi barbarinë e tij, duke vrarë 79 civilë të fshatit Lybeniq. Tendenca për shfarosje të popullit shqiptar nuk kurseu as Muhametin 18 muajsh dhe Leonardin, 7 vjeçar. Është obligim i yni institucional që asnjëherë të mos i ndalim përpjekjet tona për vendosjen e drejtësisë për viktimat, duke i dhënë kuptim lirisë sonë dhe duke e mbrojtur të vërtetën. Qoftë i përhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri”, ka shkruar Osmani

Related posts

Biden u thotë Demokratëve se është “i vendosur për të qëndruar” në garën presidenciale

RTI

Sulmet izraelite vrasin dhjetëra palestinezë në Gaza në ditën e 110 të tyre

admin6

Shefi i OKB-së do të takohet me presidentët turk dhe ukrainas në Lviv

admin