RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Tri gra të plagosura në një sulm me thikë në metronë e Parisit

tri-gra-te-plagosura-ne-nje-sulm-me-thike-ne-metrone-e-parisit

Tri gra janë lënduar pasi janë sulmuar me thikë nga një burrë në Linjën 3 të metrosë së Parisit sot, raportoi gazeta franceze “Le Parisien”, transmeton Anadolu.

Një burrë i armatosur ka nxjerrë një thikë dhe ka sulmuar tri gra në stacione të ndryshme përgjatë linjës që lidh komunat Bagnolet dhe Levallois-Perret, konfirmoi Le Parisien, duke cituar një burim policor.

Viktimat kanë marrë trajtim në vend dhe kanë pësuar lëndime të lehta.

Autori, i cili thuhet të jetë me origjinë nga Mali dhe i lindur në vitin 2000 sipas policisë, është arrestuar më vonë në banesën e tij.

Motivi terrorist raportohet të jetë përjashtuar, ndërsa policia beson se sulmi ishte veprim i një individi të shqetësuar ose me probleme psikologjike.

Related posts

Gjashtë të vrarë dhe disa të plagosur ndërsa Rusia dhe Ukraina vazhdojnë sulmet ndaj njëra-tjetrës

Irfan Jahiu

VIDEO/ Zjarr i madh në Napoli, flakët shkatërrojnë teatrin historik Sanazzaro! Disa persona përfundojnë në spital

admin

Inteligjenca ukrainase kryen sulm kibernertike ndaj partisë ruse në pushtet, pretendon se ka arritur të ketë qasje në informacione sekrete

admin