RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani më 7 shtator do të takohet me Stoltenbergun në selinë e NATO-s

osmani-me-7-shtator-do-te-takohet-me-stoltenbergun-ne-seline-e-nato-s

Më 7 shtator, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të pres në takim presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në njoftimin e NATO-s për këtë takim, sikurse edhe në të kaluarën kur ka pasur vizitorë nga Kosova, nuk përmendet funksioni që mban Osmani.

“Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të takojë zonjën Vjosa Osmani-Sadriu”, thuhet në njoftimin NATO-s.

Pas takimit, Osmani e Stoltenberg do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

Pritet që në takimin Stoltenberg-Osmani temë kryesore të jetë situata e sigurisë në Kosovë, veçmas në pjesën veriore, të banuar me shumicë serbe.

NATO-ja disa herë ka shprehur mbështetjen për procesin e dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Po ashtu, aleanca ka kërkuar nga të gjithë faktorët në rajon që të bëjnë maksimumin për të ulur tensionet.

Gjithashtu, NATO ka përsëritur se do të mbetet e përkushtuar që përmes misionit paqeruajtës në Kosovë, KFOR, të ofrojë qetësi dhe siguri për të gjithë në Kosovë.

Related posts

Rusia fillon stërvitjet ushtarake në përdorimin e armëve bërthamore, ministria e Mbrojtjes: Synojnë të sigurojnë gatishmërinë për t’iu përgjigjur kërcënimeve nga Perëndimi

admin

Kurti dhe Vuçiq do të takohen më 26 qershor

admin

Xhamia “Hëna e Re” shënoi 30 vjetorin e themelimit

admin