RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidentja Siljanovska-Davkova në Dubai zhvilloi takim me presidentin e Estonisë, Alar Karis

presidentja-siljanovska-davkova-ne-dubai-zhvilloi-takim-me-presidentin-e-estonise,-alar-karis

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, gjatë pjesëmarrjes së saj në Samitin Botëror të Qeverive në Dubai, zhvilloi një takim me presidentin e Republikës së Estonisë, Alar Karis, ku u konfirmuan marrëdhëniet miqësore dhe mbështetja e Estonisë për integrimin euroatlantik të vendit, transmeton Anadolu.

Sipas njoftimit të kabinetit të presidentes, Siljanovska-Davkova falënderoi për rolin aktiv të Estonisë në grupin “Miqtë e Zgjerimit” dhe shprehu interes për forcimin e bashkëpunimit dypalësh me vendin baltik dhe nënshkrimin e marrëveshjeve në fusha me interes të përbashkët.

“Presidentja theksoi se mbetemi të përkushtuar plotësisht ndaj anëtarësimit në BE dhe tërësisht të harmonizuar me politikën e përbashkët të sigurisë dhe të jashtme të Unionit. Ajo riafirmoi qëndrimin se integrimi euroatlantik i Ballkanit është një nevojë strategjike për stabilitetin dhe sigurinë e Evropës”, theksohet në njoftim.

Në takim u vlerësua bashkëpunimi në fushën e digjitalizimit, i realizuar në partneritet me Qendrën për Zhvillim Ndërkombëtar të Estonisë, bashkëpunimi me Kolegjin Baltik të Mbrojtjes në Tartu, si dhe me Qendrën e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s në Tallinn.

“Duke theksuar se ekzistojnë potenciale të pazbuluara në ekonomi, Siljanovska-Davkova shprehu pritshmëri për zhvillimin e projekteve të reja të përbashkëta dhe një prezencë më të madhe të investitorëve estonezë në vend. Biseduesit shkëmbyen mendime mbi sfidat aktuale globale”, përfundon njoftimi.

Related posts

Erdogan kërcënon me bllokimin e anëtarësimit në NATO të Suedisë

admin

Kërcënimet nga Kina, Tajvani rrit buxhetin e mbrojtjes me 40 mld dollarë! Presidenti i vendit: Nuk ka vend për kompromise, sa i përket sigurisë kombëtare

admin

Në sulmet izraelite ndaj Rripit të Gazës humbën jetën 3 shtetas rusë

Muhamet Ramadani