RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani: Me SHBA-në e BE-në do të ruajmë paqen, lirinë e bashkëjetesën

osmani:-me-shba-ne-e-be-ne-do-te-ruajme-paqen,-lirine-e-bashkejetesen

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani thotë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq po mundohet të prish gjithçka që Kosova ka arritur me SHBA-në dhe BE-në.

Osmani, përmes një postimi në platformën “X”, ka thënë se do të punojë me aleatët për të mos lejuar që paqja e liria të zhbëhen.

“Mbi 2 dekada pasi Millosheviqi shkatërroi Kroacinë, Bonjë e Hercegovinën dhe Kosovën, togeri i tij Vuçiq tani po përpiqet të zhbëjë gjithçka që kemi arritur së bashku me SHBA-në dhe BE-në: paqen, lirinë dhe bashkëjetesën mes bashkësive të ndryshme. Ne do të punojmë me aleatët tanë dhe nuk do të lejojmë që këto arritje të zhbëhen. Liria do të mbizotërojë!”, ka shkruar ajo.

Related posts

Biden: SHBA nuk kërkon konflikt me Iranin, por është e gatshme të mbrojë personelin e saj

admin

Anijet e para të grurit mbërrijnë në Ukrainë duke përdorur një rrugë të re

admin

Urdhërohet tërheqja nga tregu e të gjitha produkteve “Wudy”

admin