RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

​Osmani merr pjesë në mbrëmjen tradicionale në nderim të marinsave amerikanë

​osmani-merr-pjese-ne-mbremjen-tradicionale-ne-nderim-te-marinsave-amerikane

Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në mbrëmjen e organizuar Marines Ball, një traditë 250-vjeçare që feston ditën e themelimit të saj dhe përkujton të gjithë ata që dhanë jetën dhe sakrifikuan për liri në të gjithë botën.

Osmani në një postim në Facebook ka thënë se Kosova është mirënjohëse për partneritetin e pathyeshëm me Shtetet e bashkuara të Amerikës.

“Së bashku me aleatët tanë të përhershëm dhe në nderim të marinsave amerikanë që kanë qenë krah nesh në ditët më vendimtare të vendit tonë dhe që vazhdojnë të kontribuojnë për paqe, në Kosovë dhe kudo në botë”, shkruan Osmani.

Related posts

Aksident tragjik në Greqi, makina përplaset me kamionin, ndërrojnë jetë dy të rinjtë! 20-vjeçari pak ditë më parë kishte humbur të atin

admin

Pas Hamzës, Kurti pritet të takojë Abdixhikun për çështjen e presidentit

Kushtrim Guraj

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Gërvalla: Faktori ndërkombëtar të dënojë gjuhën armiqësore të Vuçiçit karshi Kosovës

admin