Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka ndarë Mirënjohje Presidenciale për ekipin e Fakultetit Juridik që doli i treti në garën prestigjioze të drejtësisë në botë.
Osmani tha se disa ish-pjesëmarrës të kësaj gare ishin të trajnuar nga vetë ajo.
“Ata janë personifikimi më i mirë i rinisë sonë të talentuar, të motivuar e të përkushtuar për të arritur çdo sukses e për ta ngritur lart e më lart shtetin tonë. Prandaj, sot në prezencë të disa prej ish-pjesëmarrësve të garës VIS moot, shumë prej të cilëve edhe kisha nderin t’i trajnoja për rreth 15 vite, si dhe të ekipeve më të reja të Universitetit tonë, e mbi të gjitha në prezencë të prindërve të studentëve, shprehëm sërish mbështetjen dhe krenarinë tonë për studentët tanë”, ka shkruar ajo.