RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani në takim me Lajçakun shpreh shqetësim për disa dispozita të draftstatutit të Asociacionit

osmani-ne-takim-me-lajcakun-shpreh-shqetesim-per-disa-dispozita-te-draftstatutit-te-asociacionit

Presidentja, Vjosa Osmani, gjatë takimit me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, i ka shprehur atij shqetësim për disa dispozita të draftit të statutit të Asociacionit të komunave më shumicë serbe.

Sipas një komunikatë për media të Presidencës, Osmani ka ritheksuar se i vetëm që mund ta interpretojë përfundimisht përputhshmërinë e këtij akti me Kushtetutën është Gjykata Kushtetuese.

“Sa i përket draftit të statutit të Asociacionit, presidentja ritheksoi se institucioni i vetëm që mund ta interpretojë përfundimisht përputhshmërinë e këtij akti me Kushtetutën është Gjykata Kushtetuese e Kosovës, gjersa po ashtu i shprehu shqetësimet e saj lidhur me disa dispozita të këtij drafti, të cilat mund të jenë sfiduese gjatë zbatimit në praktikë”, thuhet në komunikatë.

Osmani thuhet se ka ritheksuar nevojës që të hiqen masat ndaj Kosovës.

“Presidentja Osmani ritheksoi nevojën e heqjes së masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, të cilat janë të padrejta dhe krijojnë mungesë ekuilibri në dialog. Në këtë drejtim, ajo përsëriti se Kosova ka ofruar organizimin e zgjedhjeve të reja në veri të vendit në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës, duke miratuar edhe udhëzimin administrativ, ndërkaq theksoi pritjet e saj që kjo e drejtë e qytetarëve të realizohet pa vonesa e në përputhje me procedurat dhe legjislacionin në fuqi”, thuhet në komunikatë.

Në takim thuhet se është diskutuar për zhvillimet e fundit në procesin e dialogut me Serbinë.

“Presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e Kosovës si palë konstruktive në këtë proces. Presidentja theksoi se marrëveshja e Brukselit e 27 shkurtit 2023 dhe aneksi i Ohrit i 18 marsit 2023 duhet të zbatohen në plotni. Në këtë takim u përshëndetën të arriturat e fundit sa i përket zbatimit të marrëveshjes për energji si dhe asaj për targa, si hapa drejt normalizimit të raporteve ndërmjet Kosovës e Serbisë”, thuhet në komunikatë

Related posts

IKSHPK: Fillon faza e dytë e vaksinimit kundër HPV për vajzat e reja

RTI

Drafti i propozuar nga Rama për Asociacionin, Bundestagu konfirmon marrjen e dokumentit

rezart morina

Erdoğan: Nëse OKB-ja nuk mund të bëjë reforma dhe të përshtatet me kohën, nuk mund të përmbushë misionin paqeruajtës

rezart morina