RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani në takim me Peach: Ndërkombëtarët mos ta bëjnë barazimin, dihet se Serbia është agresori

osmani-ne-takim-me-peach:-nderkombetaret-mos-ta-bejne-barazimin,-dihet-se-serbia-eshte-agresori

Presidenca e Kosovës ka dhënë detaje për takimin e presidentes Osmani me të dërguarin e Britanisë për Ballkanin, Sir Stuart Peach.
Sipas komunikatës, në takim me Lordin Peach, Presidentja Osmani ka theksuar se institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara dhe të angazhuara për paqe dhe siguri.

“Presidentja Osmani vuri në pah se Kosova vazhdon të jetë e koordinuar me partnerët ndërkombëtar për adresimin e sfidave të sigurisë dhe në këtë kontekst ka kërkuar përfshirje më të madhe të Britanisë së Madhe si një anëtare kyçe e NATO-s dhe një partnere historike e Kosovës”, tha presidenca.

Teksa e ka njoftuar për zhvillimet e fundit në vend, Lordin Peach, Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova në vazhdimësi është palë konstruktive në raport me dialogun me Serbinë, porse pala serbe nëpërmjet përpjekjeve për destabilizim të Kosovës përpiqet ta zhvendosë fokusin nga dialogu.

“Në këtë frymë, Presidentja Osmani ka kërkuar që ndaj tendencave destabilizuese të Serbisë, bashkësia ndërkombëtare ta mbajë një qëndrim unik duke dënuar veprime e tilla dhe duke mos bërë barazimin e palëve kur dihet qartë se kush është agresori”, tha tutje presidenca në komunikatë.

“Sipas Presidentes Osmani, në veriun e Kosovës, sfidimi i rendit ligjor dhe juridik po ndodh nga banda kriminale të armatosura, të dirigjuara nga lidershipi i Serbisë, të cilat ndodhen në listën e zezë të SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe”, thuhet në fund të komunikatës.

“Kësisoj, Presidentja Osmani theksoi se është nën përgjegjësinë e institucioneve të Kosovës në koordinim me partnerët ndërkombëtarë për ta siguruar sundimin e ligjit, paqes dhe sigurisë në mënyrë të barabartë në të gjithë Republikën e Kosovës dhe për të gjithë qytetarët pa dallim”, shton komunikata.

Ajo që është e pakuptueshme, është se presidenca në komunikatën e saj, ka treguar thuajse për të gjitha bisedat që ka bërë Osmani, mirëpo nuk ka bërë të ditur asnjë fjalë që ka thënë i dërguari britanik aty.

Related posts

Të paktën 17 të vdekur nga stuhia dimërore në Japoni

admin

TikTok mund të ndalohet në Amerikë, çfarë thuhet në paketën e politikës së jashtme të miratuar nga SHBA

admin

Dhjetëra të vdekur në SHBA dhe Kanada nga të ftohtët

admin