RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetShqipëri

Osmani nga Shqipëria: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, garanci për paqe të rajonit

osmani-nga-shqiperia:-anetaresimi-i-kosoves-ne-nato,-garanci-per-paqe-te-rajonit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Kosova është e përkushtuar të fuqizojë pozicionin e saj ndërkombëtar, duke shtyrë tutje synimin për njohje të reja dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Në takim me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, Osmani u shpreh në Tiranë të hënën se anëtarësimi i Kosovës në NATO është synim afatgjatë, e përfshirja në Programin e Partneritetit për Paqe është garanci për paqe e siguri.

“Anëtarësimi i Kosovës në NATO si synim afatgjatë dhe përfshirja sa më parë në Programin e Partneritetit për Paqe te NATO-s janë garanci për paqe dhe siguri në rajon dhe kontinentin tonë. Fakti që Shqipëria tashmë është anëtare e NATO-s krijon siguri më të madhe në gjithë rajonin tonë e në veçanti në Kosovë”, ka deklaruar presidentja Osmani, ka njoftuar Zyra e Presidencës nëpërmjet një komunikate.

Sipas Osmanit, Kosova e Shqipëria kanë nevojë për rritje të koordinimit në politikën e jashtme, në “raport me interesat e të dy shteteve”.

“Kosova dhe Shqipëria kanë një lidhje unike historike, kulturore dhe kombëtare, lidhje kjo e fortë dhe e pathyeshme. Përballë sfidave, ne duhet të qëndrojmë të bashkuar, duke u fokusuar në qëllimin tonë madhor: integrimin e shteteve tona në familjen euroatlantike”, ka theksuar ajo.

Related posts

Zyrtarja e lartë franceze: Partia gjermane AfD paraqet “rrezik për stabilitetin evropian”

rezart morina

Përleshje në Kuvendin e Kosovës

admin

“Putini luftë psikologjike për të destabilizuar Gjermaninë e Francën”/ FBI zbulon dokumentin “bombë” të Rusisë: Fushatë për të manipuluar politikanë dhe njerëz me ndikim në Evropë

admin