RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zyrtarja e lartë franceze: Partia gjermane AfD paraqet “rrezik për stabilitetin evropian”

zyrtarja-e-larte-franceze:-partia-gjermane-afd-paraqet-“rrezik-per-stabilitetin-evropian”

Sekretarja franceze e Shtetit për Evropën, Laurence Boone, tha se partia politike gjermane e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) është një “rrezik për stabilitetin evropian”, transmeton Anadolu.

AfD është “themeluar në urrejtje” ndaj të tjerëve, tha Laurence Boone për transmetuesin francez LCI, teksa fajësoi partinë gjermane se është pro-ruse dhe kundër Ukrainës.

“Rusia është e gatshme t’i lë të vuajnë nga uria shumë vende afrikane në mënyrë që të destabilizojë botën”, tha ajo, duke shtuar: “Rritja e AfD-së është një rrezik për stabilitetin evropian”.

Boone theksoi se AfD është fytyra e pambuluar dhe radikale e së djathtës ekstreme evropiane dhe po kërkon të shkatërrojë BE-në duke mos pasur ndonjë projekt alternativ.

Sipas mediave gjermane, partia AfD e cilësoi BE-në si një “projekt të dështuar” gjatë një kongresi të mbajtur në fundjavë.

Delegatët e partisë votuan në favor të një programi që premtonte të reformonte “supershtetin e BE”, duke i dhënë fund kontrollit burokratik të Brukselit dhe duke forcuar rolin e parlamenteve kombëtare.

Figurat kryesore të partisë kanë kritikuar prej kohësh qëndrimin e kancelarit Olaf Scholz për luftën Rusi-Ukrainë, kanë kundërshtuar dërgimin e armëve në Ukrainë, si dhe kanë argumentuar se përfundimi i importeve të energjisë nga Rusia ishte kundër interesave kombëtare të Gjermanisë.

Related posts

Studentja turke përballet me diskriminim në Suedi për shkak të qëndrimit të Ankarasë për anëtarësimin në NATO

admin

Sanksionet e reja të perëndimit e vendosin vendin para një krize serioze, e përballon dot Irani ekonomikisht luftën?

admin

Pendarovski: Lufta në Ukrainë solli krizë energjetike dhe sfida të sigurisë

admin