RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani nuk do të dekretojë Ligjin për pagën minimale, pret vendimin e Kushtetueses

osmani-nuk-do-te-dekretoje-ligjin-per-pagen-minimale,-pret-vendimin-e-kushtetueses

Presidentja Vjosa Osmani nuk do të nxitojë të dekretojë Ligjin për pagën minimale, pasi Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e dërgoi në Gjykatë Kushtetuese për të vlerësuar kushtetshmuërinë e këtij akti juridik.

Ditë më parë, veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kërkuan nga presidentja Osmani që të mos e dekretojë këtë ligj, pasi beneficionet e tyre nuk rriten me pagën minimale, që me ligjin e ri bëhen 264 euro.

“Gjykata Kushtetuese sot e ka njoftuar Presidenten Osmani se grupi parlamentar i AAK-së dhe dy deputetë të tjerë kanë kërkuar shqyrtimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për pagën minimale. Rrjedhimisht, Presidentja Osmani nuk do ta nënshkruajë këtë ligj, përpara se të kryhet shqyrtimi në Kushtetuese”, deklaroi Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes, për KosovaPress.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka dorëzuar në Gjykatën Kushtuese kërkesën lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale.

Krahas AAK-së, kërkesën për vlerësim të kushtetutshmërisë së këtij ligji e mbështetën edhe dy deputetët e pavarur, Fatmir Humolli dhe Haki Abazi.

Related posts

Biden-Erdogan bisedë telefonike mbi konfliktin në Gazë

RTI

Takimi për dinarin në Bruksel, Kosova pajtohet me propozimin e Lajçakut. Serbia kërkon kohë shtesë

admin

Izraeli u kërkon të huajve të tregojnë nëse bien në dashuri me palestinezë

admin