RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani nuk do të dekretojë Ligjin për pagën minimale, pret vendimin e Kushtetueses

osmani-nuk-do-te-dekretoje-ligjin-per-pagen-minimale,-pret-vendimin-e-kushtetueses

Presidentja Vjosa Osmani nuk do të nxitojë të dekretojë Ligjin për pagën minimale, pasi Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e dërgoi në Gjykatë Kushtetuese për të vlerësuar kushtetshmuërinë e këtij akti juridik.

Ditë më parë, veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kërkuan nga presidentja Osmani që të mos e dekretojë këtë ligj, pasi beneficionet e tyre nuk rriten me pagën minimale, që me ligjin e ri bëhen 264 euro.

“Gjykata Kushtetuese sot e ka njoftuar Presidenten Osmani se grupi parlamentar i AAK-së dhe dy deputetë të tjerë kanë kërkuar shqyrtimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për pagën minimale. Rrjedhimisht, Presidentja Osmani nuk do ta nënshkruajë këtë ligj, përpara se të kryhet shqyrtimi në Kushtetuese”, deklaroi Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes, për KosovaPress.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka dorëzuar në Gjykatën Kushtuese kërkesën lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale.

Krahas AAK-së, kërkesën për vlerësim të kushtetutshmërisë së këtij ligji e mbështetën edhe dy deputetët e pavarur, Fatmir Humolli dhe Haki Abazi.

Related posts

Mbi 30 të vrarë nga sulmet izraelite në Siri, mes tyre edhe anëtarë të grupit Hezbollah

admin

Vritet me armë zjarri një person në Francë, pranë kufirit me Gjermaninë dhe Zvicrën! Arrestohet një prej 3 autorëve, ja çfarë dyshohet

admin

Persona të armatosur vrasin mbi 30 persona në një fshat në veri të Nigerisë

RTI