RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani për takimin me Ramën: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë

osmani-per-takimin-me-ramen:-kosova-dhe-shqiperia-bashke-ne-cdo-sfide

Presidentja Vjosa Osmani tha se “Kosova dhe Shqipëria janë bashkë në çdo sfidë dhe në çdo sukses, me koordinim të ngushtë politik e institucional dhe me angazhim të përbashkët”, pas takimit që pati sot më herët me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Osmani tha se e priti Ramën në Prishtinë në “frymën vëllazërore”.

“Sot, pata kënaqësinë ta mirëpres Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, në frymën vëllazërore, e cila na bashkon. Ky bashkëpunim është shprehje e një vullneti të përbashkët kombëtar për të ecur përpara si dy shtete në shërbim të qytetarëve tanë dhe të së ardhmes sonë të përbashkët euroatlantike”, shkroi ajo në një postim në Facebook.

Pas takimit me Osmanin dhe pasi bashkë morën pjesë në promovimin e një libri, Rama e takoi edhe Kurtin.

Ai u prit me ceremoni shtetërore me tepihun e kuq dhe një gardë nderi.

Nuk pati konferencë për media pas pas takimit me Osmanin, as pas takimit me Kurtin.

Related posts

Veturave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës u vendosen mbishkrime dhe flamuj serbë

Muhamet Ramadani

Ushtari i ushtrisë amerikane i vuri flakën vetes në shenjë solidariteti me palestinezët

Muhamet Ramadani

Rusia pretendon se ka marrë kontrollin në 8 vendbanime ukrainase në 24 orët e fundit

admin