RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani për targat: Me aleatët po bëjmë përpjekje për një zgjidhje brenda 48 orëve

osmani-per-targat:-me-aleatet-po-bejme-perpjekje-per-nje-zgjidhje-brenda-48-oreve

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sonte në takim zëvendëskryeministrin Antonio Tajani, njëherësh ministër i Jashtëm i Italisë dhe ministrin e mbrojtjes Guido Crosetto, me të cilët ka diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe në raport me dialogun me Serbinë.

Kosova e konsideron Italinë si një partnere, me të cilën synon thellimin e marrëdhënieve bilaterale në shumë fusha, ka theksuar presidentja Osmani, duke mirëpritur idenë e palës italiane për organizimin e një forumi të përbashkët ekonomik ndërmjet bizneseve të dy shteteve.

Sipas presidentes Osmani, Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në fushën e reformave në drejtësi dhe zbatimin e sundimit të rendit e ligjit. Ajo ka theksuar se Kosova është një vend me potencial të madh të të rinjve të kualifikuar dhe se ofron mjedis të përshtatshëm për investime të huaja.

Nga zëvendëskryeministri italian Tajani, presidentja Osmani ka marrë mbështetje për liberalizimin e vizave, sikurse edhe për anëtarësimin ne Këshillin e Evropës.

Related posts

Hamasi: Katari me Kupën e Botës riaktualizoi çështjen e Palestinës

admin

Deputetja e PDK, Sala Jashari kërkon zhbërjen e Speciales: Kuvendi të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme

admin

Turqia kërkon urdhër të kuq për Netanyahu-n: “Nuk ka të paprekshëm!”

Irfan Jahiu