RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani: Roli i NATO-s vendimtar për parandalimin e destabilizimit që vjen nga Serbia

osmani:-roli-i-nato-s-vendimtar-per-parandalimin-e-destabilizimit-qe-vjen-nga-serbia

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në konferencën për media, ka falënderuar sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, për vizitën e tij në Kosovë siç tha ajo, në një kohë sfiduese për sigurinë jo vetëm në vend, por edhe në gjithë Ballkanin Perëndimor.

Osmani theksoi se roli i NATO-s dhe i KFOR-it është vendimtar në parandalimin dhe destabilizimin jo vetëm të vendit tonë, por gjithë rajonin pasi sipas Osmanit, Serbia mbetet kërcënim i vazhdueshëm për paqen dhe stabilitetin.

“Liria e Kosovës është rezulatat edhe i mbështetjes së NATO-s. Jemi falënderues për ushtarët e NATO-s të cilët po japi kontribut për paqe dhe stabilitet, por kjo paqe së fundi është cënuar seriozisht nga ana e Serbisë. Roli i NATO-s dhe i KFOR-it në parandalimin e destabilizimit jo vetëm të Kosovës është vendimtar, pasi qe Serbia mbetet kërcënim i vazhdueshëm për paqen dhe stabilitetin në gjithë rajonin tonë”, tha ajo.

Derisa theksoi se “anëtarësimi në aleancën më të fortë në botë është qëllim strategjik, ekzistencial dhe parësor i shtetit të Kosovës. Stërgjatja e procesit të anëtarësimit të Kosovës në këtë aleancë do të prodhonte pasoja të mëdha për sigurinë në të gjithë kontinentin evropian”, shtoi Osmani.

Related posts

Kriza energjetike, si do të subvencionohet fatura për ata që kursejnë rrymë në Kosovë?

admin

Osmani e Kurti: U rikonfirmua se Kosova s’ka mike më të madhe sesa SHBA-në

admin

Kosova jashtë programit 7.5 miliardësh të BE-së

rezart morina