RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pelosi ateron në Tajvan: Vizita ime s’bie në kundërshtim me politikën e SHBA-së – VIDEO

pelosi-ateron-ne-tajvan:-vizita-ime-s’bie-ne-kundershtim-me-politiken-e-shba-se-–-video

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, ka ateruar në aeroportin e Tajvanit mes tensioneve për vizitën e saj në ishull, shkruan BBC.

Nëse vizita shkon ashtu siç duhet, ajo do të bëhet politikania më e lartë amerikane që do të vizitonte Tajvanin në 25 vjet.

Kryedemokratja amerikane ka shkruar në Twitter me të mbërritur në tokën tajvaneze.

“Vizita e delegacionit tonë nderoi angazhimin e palëkundur të SHBA-së për të mbështetur demokracinë e gjallë të Tajvanit. Solidariteti i SHBA-së me 23 milionë njerëzit e Tajvanit është më i rëndësishëm sot se kurrë. Vizita time në asnjë mënyrë nuk bie në kundërshtim me politikën e gjatë të Shteteve të Bashkuara. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kundërshtojnë përpjekjet e njëanshme për të ndryshuar status quo-në”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Vizita e Pelosit në Tajvan ka qenë arsye e rritjes së tensioneve mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës ditëve të fundit.

Kina ka këmbëngulur që Pelosi nuk duhet ta vizitojë Tajvanin pasi do të kishte “ndikim skandaloz në politikë”, ndërsa SHBA-ja e ka paralajmëruar kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve se tensionet mund të përshkallëzohen me udhëtimin e saj në ishull.

Tajvani është një ishull i vetëqeverisur, por i pretenduar nga Kina, e cila e sheh atë si një provincë të shkëputur. Pekini ka paralajmëruar për “pasoja të rënda” nëse Pelosi e viziton atë.

Ndërsa SHBA-ja e ruan atë që e quan një “marrëdhënie të fortë, jozyrtare” me Tajvanin, ajo ka marrëdhënie diplomatike zyrtare me Kinën dhe jo me Tajvanin. Mirëpo, për SHBA-në, Tajvani është nga aleatët kryesor në Azi. /koha

Related posts

IOM: Afro 6 mijë migrantë të parregullt humbën jetën në vitin 2022

rezart morina

Ministri gjerman: Synimi i Putinit s’është Ukraina, por Evropa

admin

Ish-komandanti Remi reagon pas arrestimit

admin