RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani: Serbia synon ta marrë Kosovën, ashtu siç bëri Rusia me Krimenë

osmani:-serbia-synon-ta-marre-kosoven,-ashtu-sic-beri-rusia-me-krimene

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Serbia po përdor taktikat ruse për të frikësuar Kosovën.

Në një intervistë për The Sun Online ajo ka thënë se një situatë e rrezikshme po krijohet në Ballkan.

Sipas saj, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është “thellësisht i lidhur” me Putinin, duke shtuar se Serbia synon ta marrë territorin e Kosovës, ashtu siç bëri Rusia me Krimenë.

Ajo ka thënë se Serbia po armatos dhe financon grupe paraushtarake.

“Të gjitha këto tregojnë se është pikërisht i njëjti plan si ai i Putinit për Krimenë”, ka thënë ajo.

Osmani i kërkoi Perëndimit të vazhdojë t’i mbështesë ata, duke paralajmëruar se konflikti në Ballkan do të destabilizojë më tej një Evropë tashmë të brishtë.

“Ky nuk është një problem i largët. Paqja në Ballkanin Perëndimor është shumë e lidhur me paqen në Londër, në Nju Jork, në Washington, në Paris, në Berlin, sepse historia tregon se mungesa e paqes dhe sigurisë në Evropë është mungesë e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Dhe kjo mungesë paqeje dhe sigurie në Ballkanin Perëndimor do të thotë se është një Evropë e destabilizuar”, ka shtuar ajo. “Forcat paraushtarake serbe dhe organizatat kriminale ndihmojnë në shkaktimin e dhunës në veri të Kosovës, me Rusinë që importon armë dhe uniforma ushtarake. Serbia ka mbështetur hapur këto grupe në veri të Kosovës dhe ka kryer krime, duke përfshirë kryerjen e krimeve kundër serbëve që jetojnë në veri”, ka thënë ajo.

Osmani e zhgënjyer që në Planin Evropian nuk përfshihet njohja reciproke

Derisa ka folur për Planin Evropian, ajo ka thënë se janë absolutisht të zhgënjyer që njohja reciproke nuk përfshihet në mënyrë eksplicite në këtë marrëveshje.

Sipas saj, njohja reciproke është zgjidhja e vetme që mund të garantojë paqe dhe stabilitet afatgjatë.

Ka shtuar se partnerët evropianë duhet t’ia rikujtojnë vazhdimisht Serbisë se Kosova është e pavarur dhe e tillë do të mbetet gjithmonë.

“Kjo është zgjidhja e vetme që mund të çojë në paqe dhe stabilitet afatgjatë. Serbia duhet të arrijë në atë pikë ku të kuptojë se realiteti i Kosovës si shtet i pavarur sovran është një realitet që do të ekzistojë përgjithmonë. Pra, sa më shpejt dhe sa më shumë që partnerët tanë ta thonë këtë dhe t’ia bëjnë të qartë Serbisë, aq më mirë për Serbinë, aq më mirë për rajonin dhe sigurisht për marrëdhëniet tona”, ka thënë ajo.

Related posts

​Mbyllen 44 “sallone të masazheve”

admin

Besimtarët tanë dhuruan mjete financiare për të prekurit nga tërmeti në disa zona të Turqisë dhe të Sirisë

admin

Presidenti meksikan thotë se Meksika është më e sigurt se SHBA-ja

rezart morina