RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani takon Lajçakun, flasin për zhvillimet e fundit në dialog

osmani-takon-lajcakun,-flasin-per-zhvillimet-e-fundit-ne-dialog

Zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi ishin temë e diskutimit në takimin e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në New York.

Presidentja Osmani, përmes një postimi në llogarinë e saj në platformën “X” ka theksuar se “suksesi i dialogut është i lidhur me zbatimin e balancuar dhe të plotë të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, si dhe heqjen e masave të BE-së që po prekin qytetarët tanë”, transmeton Telegrafi.

Osmani, e cila po qëndron në New York, ku po zhvillon punimet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, ka takuar sot edhe Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Osmani tha se me Blinken ka zhvilluar diskutim të rëndësishëm për fuqizimin e vendit në arnën ndërkombëtare.

“Diskutim i rëndësishëm me Sekretarin Blinken për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, fuqizimin ndërkombëtar të vendit tonë, stabilitetin në rajon, si dhe rëndësinë e bashkërendimit me aleatët”, u shpreh Osmani.

Presidentja po ashtu tha se lidhja me ShBA-në është ekzistenciale dhe e pashkëputshme.

Ndërkaq, Osmani, të martën, pati takim me këshilltarin e lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Siç njoftohet është biseduar për angazhimin në dialogun për normalizimin e raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit dhe për “nevojën për të shtensionuar situatën” në veri të Kosovës.

Related posts

Abazoviqi të premten do të përballet me votën e mosbesimit

admin

Raport: 96 për qind e banorëve të Ga’zës përballen me nivele ek’streme të urisë

rezart morina

Palestinë: Këtu janë disa nga zhvillimet kryesore gjatë natës

admin6