Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në ceremoninë e varrimit të Mbretëreshës Elizabeth II në Londër.
Gjatë kësaj ceremonie Osmani ka takuar Mbretin Charles III dhe kryeministren e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss.
Osmani ka shkruare se Mbretëresha Elizabeth II do të mbahet mend si simbol i forcës.
“Mbretëresha do të mbahet mend si një simbol i forcës dhe qëndrueshmërisë, dhe për angazhimin e saj të palëkundur ndaj shërbimit publik”, ka shkruar Osmani.
Rreth 2 mijë të ftuar, duke përfshirë disa qindra presidentë, krerë shtetesh dhe monarkë, do të marrin pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II në Westminster Abbey në Londër të hënën.
Më pas ajo do të varroset në Kështjellën Windsor në mbrëmje.