RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani takon Ramën të enjten

osmani-takon-ramen-te-enjten

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do ta presë të enjten në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Presidenca ka njoftuar se takimi zhvillohet nga ora 16:00. Ndërsa, kryeministri Albin Kurti, ka deklaruar gjatë së mërkurës se nuk do të takohet me Ramën, pa pasur mbledhje mes dy qeverive.

“Unë jam i gatshëm të takohem me kryeministrit Edi Rama në kuadër të mbledhjes së dy qeverive, jo pa këtë mbledhje”, është shprehur Kurti.

Më 13 qershor, kryeministri i Shqipërisë kishte anuluar mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Kosovës, që do të mbahej në Gjakovë.

“E kam informuar kryeministrin Kurti se në kushtet e agravimit me orë të marrëdhënieve të Kosovës me krejt bashkësinë euro-atlantike, ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar. Pasi kam folur pasdite me shefin e diplomacisë evropiane Josep Borrell, i kam kërkuar Albinit të takohemi nesër në Gjakovë, në një format më të ngushtë, përkatësisht me ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes, për të diskutuar për këtë situatë”, kishte thënë Rama.

Related posts

SHBA, Egjipti, Katari dhe Turqia bëjnë thirrje për përmbajtje në Gaza ndërsa vazhdojnë sulmet izraelite

admin

Një person i vrarë dhe një tjetër i plagosur në Podujevë

admin

Shefja e Komisionit të BE-së përsërit “mbështetjen e palëkundur” për Ukrainën përpara bisedimeve të paqes

Hevzi