RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: Ligji antiterror i Suedisë i pakuptimtë për sa kohë që PKK-ja organizon lirshëm aktivitete

erdogan:-ligji-antiterror-i-suedise-i-pakuptimte-per-sa-kohe-qe-pkk-ja-organizon-lirshem-aktivitete

Në një bisedë telefonike me kryeministrin holandez Mark Rutte, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan kritikoi aktivitetet e grupit terrorist PKK/PYD/YPG në Suedi, transmeton Anadolu.

Duke diskutuar anëtarësimin e Suedisë në NATO, Erdoğan i ka thënë Ruttes se edhe pse Suedia ka ndërmarrë hapa të favorshëm duke bërë ndryshime në ligjin e ri antiterror, këto hapa do të jenë të pakuptimtë për sa kohë që mbështetësit e grupit terrorist organizojnë lirshëm demonstrata në këtë vend, thuhet në një deklaratë të Drejtorisë turke të Komunikimeve.

Lidhur me sulmet ndaj librit të shenjtë musliman, Kuranit, në Suedi, Erdoğan ka thënë se sulmet nuk mund të justifikohen nën maskën e lirisë së mendimit dhe ky është qartësisht “krim i shprehjes”.

Duke kujtuar se vitin e ardhshëm do të festohet 100-vjetori i Marrëveshjes së Miqësisë Turqi-Holandë, presidenti turk ka shprehur besimin se marrëdhëniet dypalëshe do të forcohen përmes vizitave të nivelit të lartë.

Dy liderët kanë rënë dakord gjithashtu se një nga pikat më të rëndësishme të agjendës së samitit të NATO-s, i cili do të mbahet në Vilnius, kryeqytetin e Lituanisë, më 11-12 korrik, do të jetë lufta Rusi-Ukrainë.

Related posts

Putin raportohet se vendosi ta pushtojë Ukrainën në mars të vitit 2021

admin

Situata në veri: Rama: Nuk ndihmon në normalizimin dhe njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë

rezart morina

Stoltenberg: Ndihma ndaj Ukrainës nuk na bën palë në konflikt

rezart morina