RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmet

Osmani uron Ukrainën për Ditën e Pavarësisë

osmani-uron-ukrainen-per-diten-e-pavaresise

Presidentja, Vjosa Osmani ka uruar Ukrainën për Ditën e Pavarësisë.

Ajo ka shkruar se zemra e një kombi rreh brenda popullit të tij dhe në mes të hijeve të një lufte gjenocidale, shpirti i ukrainasve mbetet i pathyer.

“Zemra e një kombi rreh brenda popullit të tij dhe në mes të hijeve të një lufte gjenocidale, shpirti i ukrainasve mbetet i pathyer. Nga një tokë e forcës, demokracisë dhe shpresës në tjetrën, i urojmë popullit të guximshëm të Ukrainës Gëzuar Ditën e Pavarësisë”, ka shkruar Osmani në X.

Ukraina sot shënon 32-vjetorin e pavarësisë nga ish-Bashkimi Sovjetik.

Po këtë ditë bëhen mbi 1 vite prej kur Rusia ka nisur sulmin e paprovokuar ndaj Ukrainës.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona, janë zhvendosur miliona të tjerë dhe dëmet materiale sa shkojnë e rriten.

 

Related posts

Erdoğan: Ndërhyrja e forcave paqeruajtëse të OKB-së në ndërtimin e rrugëve të Qipros Veriore është “e papranueshme”

admin

VIDEO/ Albin Kurti në Davos: Shqipëria dhe Kosova dy shtete, por jemi një komb dhe flasim të njëjtën gjuhë!

admin

Trump ndryshon mendje! I bashkohet TikTok dhe fiton 4 milionë ndjekës në ditën e parë

admin