RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Serbia heq ndalimin e eksportit të grurit dhe misrit

serbia-heq-ndalimin-e-eksportit-te-grurit-dhe-misrit

Qeveria serbe vendosi të heqë ndalimin e eksportit të grurit dhe misrit, të cilën e kishte vendosur si një masë për tu përgjigjur ndaj rreziqeve që mund të vinin nga mungesa e ushqimit.

Vendimi u mor pas një analize të situatës aktuale dhe rezervave të grurit pas korrjes, tha ministria e Bujqësisë në një deklaratë.

Eksportet e lira të grurit dhe misrit do të jenë në fuqi deri në fillim të vjeshtës kur do të bëhet një vlerësim i ri i stoqeve të drithërave, thuhet më tej.

Qeveria vendosi gjithashtu të miratojë eksportin e 4,000 tonë vaj luledielli të rafinuar me shumicë.

Serbia ndaloi eksportet e vajit vegjetal, grurit, misrit dhe miellit në mars për të shmangur mungesat e mundshme të shkaktuara nga ndërprerja e zinxhirëve të furnizimit si rezultat i luftës në Ukrainë.

Në prill, qeveria e Serbisë vendosi kuota për eksportet e produkteve ushqimore bazë. Kuotat kombëtare mujore të eksportit u vendosën në 150 mijë ton grurë, 150 mijë ton misër, 20 mijë ton miell dhe 8 milionë litra vaj luledielli të rafinuar, tha qeveria.

Sipas të dhënave zyrtare të statistikave, Serbia korri 3.54 milion ton grurë dhe 6.24 milion ton misër vitin e kaluar. /monitor

Related posts

Palestinë: Këtu janë disa nga zhvillimet kryesore gjatë natës

admin

VIDEO/ “Po terrorizonte qytetin”- Arrestohet aktori i njohur i Hollivudit, u përfshi në përleshje brenda një lokali, punonjësi: Nisi të bënte të famshmin dhe…!

admin

Turqia ndjek me “shqetësim” përplasjet e fundit grupit terrorist PKK/YPG dhe fiseve arabe në Siri

Muhamet Ramadani