Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka vizituar fëmijët që po trajtohen në Klinikën e Onkologjisë.
Përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, Osmani ka shkruar se puna e madhe e stafit shëndetësor i jep forcë prindërve dhe fëmijëve që po trajtohen në këtë klinikë.
“Si çdo fundvit, edhe sivjet vizituam më të vegjlit tanë në Klinikën e Onkologjisë dhe Kirurgjisë së Fëmijëve.
Puna e jashtëzakonshme që bën stafi në këto klinika, jep shpresë e forcë për këta fëmijë dhe për prindërit e tyre që ndiejnë dhimbjen më të madhe të jetës së tyre.
Mirënjohje e thellë për punën e gjithsecilit, duke ofruar jo vetëm shërbime mjekësore, por edhe dashuri e përkrahje të pafund!”, ka shkruar Osmani.