RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani: Zahiri, Hakifi e Edmondi ishin nismëtarët e lirisë dhe frymëzues të luftës së UÇK-së

osmani:-zahiri,-hakifi-e-edmondi-ishin-nismetaret-e-lirise-dhe-frymezues-te-luftes-se-uck-se

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë homazhe tek shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha në 27 vjetorin e rënies së tyre, shkruan teve1.info.

Osmani para medieve tha se ata ishin nismëtarët e lirisë dhe frymëzuesit e luftës për çlirim.

Sot nderojmë heronjët tanë, heronjtë e lirisë sonë. Ata ishin nismëtarët e lirisë dhe frymëzues të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe nëpërmjet guximit të tyre insipruan me mijëra djem e vajza që të luftojnë për lirinë e Kosovës dhe ndërtuan themelet e shtetit.

“Zahiri, Hakifi dhe Edmondi dëshmuan se çmimi i lirisë është shumë i lartë, por është çmim që populli i Kosovës me sakrificën e tyre e pagoi”, tha Osmani.

Related posts

Izraeli arreston 27 palestinezë në Bregun Perëndimor

admin

Kosova në mesin e 9-të vendeve që ka përparimin më të shpejtë në demokraci

admin6

BE konfirmon: Liberalizimi i vizave në rend dite më 13 tetor

admin