Të dielen në emisionin “Familja ime” është diskutuar për problemet të cilat i shkakton gjëndra tiroide, ku i ftuar ishte edhe otorinolaringologu, Zgjim Limani.
Ai tha se në periudha të ndryshme për shkak të një mendimi se po mbitrajtohej kirugjikushit gjëndra tiroide, ka pasur edhe involvime se kur duhet të hiqet gjysma, apo 2/3 e saj.
“Në vitet e fundit këto janë standarizuar vetëm në dy procedura, në largim të gjëndrës tiroide totale apo të pjesshme”.
“Në mënyrë tē pjesshme largohen të gjitha ato ndryshime të cilat nuk janë malinje, dhe të cilat janë të lokalizuar vetëm në njërin glob, ndërsa të ato të cilat janë malinje, si kriter se a duhet të heqim gjysmën apo tërë gjëndrën tiroide merret madhësia dhe lloji malinjitetit, pasi që egzistojnë disa sëmundje malinje të gjëndres tiroide, por, më e shpeshta është karcinoma papillare”.
Limani theksoi se për karcinomat papillare të cilat janë nën 1 centimetër, mjafton edhe heqja e njërit glob të gjëndrës tiroide, dhe observimi me ultrazë, por, edhe me analiza tjera.