RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

OVL – UÇK: Ekspozita në shesh shtrembëron luftën dhe fyen gjakun e derdhur për liri

ovl-–-uck:-ekspozita-ne-shesh-shtremberon-luften-dhe-fyen-gjakun-e-derdhur-per-liri

Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) kanë reaguar përmes një komunikate për media, duke shprehur kundërshtimin ndaj ekspozitës së vendosur në sheshin “Nëna Tereza” në Prishtinë.

Sipas OVL-së, ekspozita shtrembëron luftën çlirimtare dhe fyen gjakun e derdhur për liri.

Në reagim theksohet se paraqitja e viktimave civile si “persona të armatosur”, veçanërisht në përvjetorin e bombardimeve të NATO-s, përbën një akt të poshtër moral dhe është e papranueshme.

“Përgjegjësia bie drejtpërdrejt mbi autorët e këtij shtrembërimi dhe mbështetësit e tyre politikë. Sidoqoftë, faji rëndon edhe mbi çdo institucion që shpenzoi para publike për të legjitimuar këtë turp. Financimi i kësaj përmbajtjeje nga Kuvendi i Kosovës përbën skandal të pafalshëm. Përmes tij goditet e vërteta historike dhe poshtërohet dinjiteti i luftës sonë”, thuhet në komunikatë.

“Për këto arsye, kërkojmë distancim zyrtar të menjëhershëm nga përmbajtja e asaj ‘ekspozite’, si dhe llogaridhënie institucionale. Askush nuk guxon të njollosë UÇK-në apo sakrificën e popullit shqiptar”, përfundon reagimi./

Related posts

Ministri Eli Cohen: Izraeli duhet të marrë Gazën nën kontroll të plotë

admin

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë vizitë zyrtare në Suedi

admin

Italiani nxirret nga tuneli i shembur në Vatikan, dyshohet se po mundohej të hynte në një bankë

admin