RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Austri, kapen 53 emigrantë të parregullt në një kamion

austri,-kapen-53-emigrante-te-parregullt-ne-nje-kamion

Njoftohet se 53 emigrantë të parregullt, mes tyre tre fëmijë, janë kapur në një kamion në Austri, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Policisë së Austrisë së Poshtme, Stefan Loidl, tha në një deklaratë për media tha se 53 emigrantë të parregullt u kapën në një kamion në autostradën afër qytetit Böheimkirchen, i cili është rreth 60 kilometra larg kryeqytetit Vjenë, kurse shoferi i automjetit është ndaluar.

Loidl deklaroi se si rezultat i kontrollit të policisë në kamion, të cilët dyshonin për dokumentet e automjetit, janë vërejtur 53 emigrantë të parregullt sirianë, tetë gra dhe tre fëmijë.

Ai tha se emigrantët kanë aplikuar për azil.

Related posts

BE-ja dënon djegien e veturave me targa RKS në veri

Muhamet Ramadani

Budapesti regjistron ditën më të nxehtë ndonjëherë, temperaturat kalojnë 41 gradë Celsius

Irfan Jahiu

Policia britanike nis hetimet për lidhje të mundshme të Iranit me zjarrvënie në objekte hebraike

admin